DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar

16 Maj 2025
A A
Rukiqi: Murati duhet të jap llogari për rritjen drastike të çmimeve të energjisë elektrike për bizneset
Share on Facebook

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Tiranë.

Rukiqi tha se për të, samiti ishte një rikthim i shumë memorieve të shumë samiteve në kohën sa ishte kryetar i Odës Ekonomike edhe në kohën kur Kosova ka qenë larg tavolinave.

“Por që nga viti 2008, duke qenë aktiv në komunitetin e biznesit, kam përcjellur shumë samite që nga margjinat e samiteve e deri te pjesëmarrja e drejtpërdrejtë dhe atëherë ëndërronim ta kishim një format të tillë, po flas për periudhën para shpalljes por edhe pas shpalljes së pavarësisë”.

“Dhe sot i gëzohemi jashtëzakonisht faktit që ky samit po mbahet në Tiranë ku nga krejt ekspozetë e krejt liderëve evropianë kishte një vlerësim të jashtëzakonshëm për rolin që po e merr Shqipëria dhe shtytjen që po ia bën vendeve të BE-së për ta mbajtur Ballkanin brenda “lojës” së anëtarësimit në BE”, tha Rukiqi në “DPT te Fidani”.

Tutje, ai tha se është brengosëse për Kosovën fakti që ky samit po mbahet jo më shumë se 3 orë larg nga Prishtina, ndërsa vendi po e përjeton izolimin më të madh ndërkombëtar.

“Dhe të gjitha këto po ndodhin jo më shumë se 3 orë nga Prishtina e cila si kryeqendër, Kosova si shtet, në të njëjtën kohë paradoksalisht po e përjeton izolimin më të madh ndërkombëtar që nga ekzistenca si shtet dhe kjo është për të na brengosur të gjithëve”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com