DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sa para lejohen të futen në Kosovë pa deklarim? Flet drejtori i Doganës

7 Janar 2026
A A
Sa para lejohen të futen në Kosovë pa deklarim? Flet drejtori i Doganës
Share on Facebook

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka deklaruar se Dogana ka realizuar reforma në të gjitha fushat, duke theksuar se viti i kaluar ka sjellë një dinamikë të re pune dhe rezultate konkrete në menaxhimin doganor.

Llugaliu treguar për vlerën e mjeteve monetare që qytetarët lejohen të bartin gjatë hyrjes në Kosovë, duke sqaruar se secili qytetar mund të bartë deri në 10 mijë euro pa obligim deklarimi, si në transportin ajror ashtu edhe në atë tokësor, ndërsa çdo shumë mbi këtë vlerë duhet të deklarohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Llugaliu ka shpjeguar edhe mënyrën se si Dogana zbulon rastet e tentimeve për futje të gjësendeve me vlerë të lartë pa deklarim, duke përmendur si shembull rastin e zbulimit të një ore të shtrenjtë të këngëtarit Mozzik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Po ashtu, ai ka theksuar se rritja e porosive online ka paraqitur sfida të reja për Doganën, duke kërkuar mekanizma më të avancuar kontrolli. Sipas tij, Dogana e Kosovës përdor analiza të riskut, pajisje skanuese dhe metoda inteligjente të verifikimit për dërgesat postare dhe ato përmes shërbimeve korriere.

Në këtë kontekst, Llugaliu ka bërë të ditur se kanalet e zbulimit janë zgjeruar ndjeshëm, duke shtuar se përveç kontrolleve fizike dhe teknologjike, Dogana monitoron edhe rrjetet sociale, të cilat shpesh shërbejnë si burim informacioni për parandalimin e veprimtarive ilegale dhe shmangien e obligimeve doganore.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 687)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com