DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sami Kurteshi në prag të pensionimit, s’ka të drejtë të riemërohet anëtar i KQZ-së

28 Prill 2025
A A
Sami Kurteshi në prag të pensionimit, s’ka të drejtë të riemërohet anëtar i KQZ-së
Share on Facebook

Përfaqësuesi i partisë së Albin Kurtit në KQZ, Sami Kurteshi, i njohur për sjelljet e tij arrogante në raport me mediat dhe sidomos për përplasjet e shpeshta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e fundit, po numëron ditët e fundit si anëtar i këtij institucioni të rëndësishëm kushtetues.

Vetëm edhe 12 ditë i kanë mbetur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për të emëruar emrat e rinj të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe në këtë listë mund të mos jetë Kurteshi nëse e para e shtetit e lexon me kujdes Ligjin e Punës në Kosovë.

Më 5 qershor të vitit 2025, anëtari i deritashëm i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, do të dalë në pension, pasi që do të arrijë moshën 65 vjeçare, pra pas një muaji. Këto të dhëna për datëlindjen e tij janë të publikuara në faqen e KQZ-së.

Ligji i Punës në Kosovë, në nenin 67, parasheh kufizimin e marrëdhënies së punës, e cila duhet të ndërpritet kur i punësuari e mbush moshën e pensionimit, prej 65 vjeç.

 

 

 

Sipas Kushtetutës, KQZ-ja është organ i përhershëm dhe puna e këtij instituicioni është e organizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm gjatë zgjedhjeve.

Kjo do të thotë se 11 anëtarët e KQZ-së që emërohen nga Presidenti i Republikës nuk janë anëtar të ngjashëm me anëtarët e bordeve të Agjencioneve tjera shtetërore që themelohen nga Kuvendi dhe që puna e tyre është e organizuar me orar të pjesshëm.

Prej disa ditësh, presidentja Osmani ka nisur procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Sipas ligjit për zgjedhjet, Presidenti i Kosovës bazuar në rezultatet që kanë dalur nga zgjedhjet e përgjithshme, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend, u kërkon grupeve parlamentare/subjekteve politike që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtar të KQZ.

Sipas të njëjtit ligj, grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej shtatë (7) ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga Presidenti bëhet brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve.

Kurteshi, në jo pak raste ka arritur të bëhet lajm për të keq, për shkak të sulmeve verbale ndaj mediave dhe përplasjeve të shpeshta gjatë numërimit të votave në QNR-në e KQZ-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 533)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 909)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com