DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sami Lushtaku: Fatmir Limaj nëse do që të marrë fund politikisht, le të në koalicion me Kurtin

24 Shkurt 2025
A A
Sami Lushtaku: Fatmir Limaj nëse do që të marrë fund politikisht, le të në koalicion me Kurtin
Share on Facebook

Sami Lushtaku, nënkryetar i Skënderajt dhe një figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike të Kosovës e ka komentuar gatishmërinë e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, për të shkuar në një koalicion qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Ai tha se do të donte që ish-bashkëluftëtari i tij të kthehej në PDK. Nëse do të shkonte në koalicion me Kurtin, Lushtaku tha se Limaj do të merrte fund politikisht, ndonëse tha se nuk e beson shumë se kjo mund të ndodhë.

“E vërteta është që unë e kam bashkëluftëtar, kemi hangër dreka e darka e kemi komuniku bashkë, dëshira jem ka qenë gjithmonë që ai të kthehet në shtëpinë e familjen e vet, në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe Fatmir Limaj nëse do që përfundimisht me përfundu politikisht, mundet me shku, por nuk e besoj edhe këtë pjesë”, tha Lushtaku.

Limaj tha të enjten se me AAK-në, me të cilën garoi së bashku në koalicion në zgjedhje, janë “parti të ndara”, ndërsa tha se është i interesuar t’i realizojë “objektivat” që i ka pasur koalicioni “edhe me të tjerët”.

Polemika të shumta në distancë ndërmjet eksponentëve të AAK-së dhe Nismës shkaktoi kjo deklaratë e Limajt.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 220)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com