Në Gjykata Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca ndaj të akuzuarës Jelen Gjukanoviq, e cila po gjykohet për veprën penale të spiunazhit.
Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal prej 25 vitesh burgim, duke e cilësuar rastin si serioz për sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.
Sipas aktakuzës, Gjukanoviq dyshohet për bashkëpunim në aktivitete spiunazhi dhe lidhje me shërbime të huaja inteligjente, ndërsa ajo ndodhet në paraburgim që nga arrestimi në vitin 2025.
Aktgjykimi për rastin pritet të shpallet më 27 prill 2026.
