DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Selmanaj kritikon Kurtin për gazin natyror: Refuzimi i projekteve amerikane po dëmton Kosovën

16 Qershor 2026
A A
Selmanaj kritikon Kurtin për gazin natyror: Refuzimi i projekteve amerikane po dëmton Kosovën
Share on Facebook

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka shkruar në lidhje me gazin natyral, për çka ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po i thotë jo Amerikës dhe sigurisë nacionale dhe energjetike të Kosovës.

 

Ai e ka cituar zyrtarin e ambasadës amerikane në Prishtinë, Micah Savidge kur ka thënë se Kosova rrezikon të humbas investime amerikane nëse nuk siguron furnizim të besueshëm me energji.

“Shtetet e Bashkuara po e ftojnë Kosovën të bëhet pjesë e projekteve rajonale të gazit natyror të lëngshëm (LNG), me qëllim diversifikimin e burimeve energjetike dhe zvogëlimin e varësisë nga burime të pasigurta. Sipas tij, asnjë vend nuk mund ta ndërtojë sigurinë energjetike duke u mbështetur vetëm në një burim. Amerikanët po e inkurajojnë Kosovën të investojë në infrastrukturën e gazit natyror, madje edhe në ndërtimin e një centrali me gaz që do të mund të mbulonte nevojat e vendit dhe të krijonte mundësi për eksport të energjisë. Ndërkohë, qeveria e Albin Kurtit vazhdon të hezitojë përballë projekteve strategjike energjetike të mbështetura nga SHBA-të, duke lënë Kosovën të përballet me importe të shtrenjta të energjisë dhe të varur nga sekserë të tregtimit me energjinë”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ka rikujtuar se vetëm në katër vitet e fundit janë shpenzuar rreth 735 milionë euro për import të energjisë elektrike.

“Kur aleati ynë kryesor strategjik po ofron zgjidhje për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik, refuzimi apo zvarritja nuk është vizion, është dëm për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Sjellja e tillë e Albin Kurtit rrezikon Kosovën në çdo dimension të saj shtetëror”, ka shkruar Selmanaj

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 564)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 872)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (334)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com