DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Serwer: Kosova mund ta pranojë Asociacionin vetëm nëse eliminohet kërcënimi ndaj sovranitetit të saj

15 Tetor 2026
A A
Ulja e angazhimit amerikan, Serwer: Rusia do të jetë përfituesi kryesor i çdo vendimi të SHBA-së
Share on Facebook

Eksperti amerikan, Daniel Serwer, ka folur rreth çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe mundësisë që ky proces të ecë përpara. Profesori amerikan, ka thënë se për këtë gjë, është e ‘’rëndësishme strategjia’’ e Bashkimit Evropian.

Ai, në një intervistë për Kallxo.com, ka deklaruar edhe se, nëse BE’ja, vazhdon që t’i japë përparësi Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pa e ‘’ofruar asnjë kundërpërfitim’’ për Kosovën, atëherë dialogu s’do të ketë ndonjë përparim.

Serwer, ka vlerësuar se, Asociacioni, mund të pranohet nga ana e Kosovës, vetëm pasi të ‘’eliminohen të gjitha kërcënimet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial’’.

‘’Strategjia negociuese e BE-së do të jetë e rëndësishme. Nëse Brukseli vazhdon t’i japë përparësi Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pa ofruar asnjë kundërpërfitim për Kosovën, dialogu do të vazhdojë të mos shënojë asnjë përparim. Sipas mendimit tim, Asociacioni mund të jetë i pranueshëm për Kosovën vetëm pasi të eliminohen të gjitha kërcënimet ndaj sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, mundësisht përmes njohjes diplomatike nga Serbia. Nëse komunat me shumicë serbe, të cilat tashmë bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, dëshirojnë ta institucionalizojnë këtë bashkëpunim, ato mund ta bëjnë këtë pa asnjë pengesë, duke u organizuar si organizatë joqeveritare, ose, edhe më mirë, brenda kuadrit të Asociacionit ekzistues të Komunave të Kosovës’’, ka deklaruar Serwer.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com