DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Serwer: Prania ushtarake amerikane në Kosovë mund të reduktohet, vendi të përgatitet për një skenar të tillë

3 Qershor 2026
A A
Ulja e angazhimit amerikan, Serwer: Rusia do të jetë përfituesi kryesor i çdo vendimi të SHBA-së
Share on Facebook

Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer ka paralajmëruar se prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Kosovë mund të zvogëlohet në të ardhmen dhe se vendi duhet të përgatitet për një skenar të tillë.

Ai theksoi se, ndonëse do të preferonte një prani më të madhe dhe të qëndrueshme të trupave amerikane në Kosovë, nuk do të habitej nëse do të ndodhte një tërheqje graduale. Sipas tij, Kosova duhet të përshtatet me këtë realitet të mundshëm.

Serwer sugjeroi gjithashtu se Shqipëria, si anëtare e NATO-s, mund të marrë një rol më aktiv në garantimin e sigurisë së Kosovës përmes angazhimit të saj ushtarak.

Ai nënvizoi se për Kosovën, prioritet mbetet anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke shtuar se ky proces do të zgjidhte shumë nga sfidat aktuale të sigurisë.

“Do doja të shikoja më shumë trupa amerikane në Kosovë dhe të qëndronin, por s’do habitesha edhe nëse do të kishte ndonjë tërheqje. Duhet të mësoheni të jetoni me këtë fakt. Ndoshta mund ta dini që Shqipëria duke qenë anëtar i NATO-s, mund të vërë më shumë trupa në Kosovë dhe të ruajë fqinjin e vet. E rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në NATO dhe BE. Anëtarësimi në NATO do të zgjidhte shumë probleme. Serbia po përmbush objektivat e botës së saj serbe dhe askush nuk po pret që kosovarët të lëvizin dhe njerëzit këtë duhet ta kuptojnë, që bota vazhdon të ecë. Të kesh një vit e gjysmë që të kesh qeverisje të qëndrueshme, bota s’ka për t’u ndalur, dhe me çfarë situate do përballeni pas kësaj ngecje politike. Duhen parë edhe disavantazhet e një situate të tillë. Kosova duhet të lobojë që të hyjë në NATO sa më shpejt si ushtri e mirëkualifikuar. A po ndodh sot? Vështirë ta themi, që NATO të pranojë një anëtar të ri pa një qeveri të qëndrueshme”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 129)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com