DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shala nga IKD: Gjykata Kushtetuese mund të shtyjë masën, kuvendi pa nënkryetarë nuk është i konstituuar

30 Shtator 2025
A A
Shala nga IKD: Gjykata Kushtetuese mund të shtyjë masën, kuvendi pa nënkryetarë nuk është i konstituuar
Share on Facebook

Masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese përfundon sot.

Që nga 5 shtatori, kjo masë i ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për formimin e qeverisë.

Nisur nga kjo, Gzim Shala, nga Instituti Kosovar për Drejtësi thotë se ka raste kur është vendosur që të nxjerrët një vendim për shtyrje të afatit të masës së përkoshme.

‘’Nisur nga fakti se Gjykata Kushtetuese ka caktuar këtë afat kohor, arsyeshëm pritet që sot të nxjerrët një vendim meritor nga Gjykata Kushtetuese. Megjithatë, bazuar në praktikën e kaluar të Gjykatës Kushtetuese, ka edhe raste kur është vendosur që të miratohet një vendim i ri për shtyrje të afatit të masës së përkohshme’’, thotë Shala për Indeksonlinen.

Më tej sipas Shalës, kuvendi nuk mund të llogaritët si i konstituuar pa përzgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve të kuvendit.

Madje Shala thotë se procedura e përzgjedhjes së nënkryetarëve të kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

‘’Sa i përket konstituimit të kuvendit, IKD-ja vazhdimisht ka deklaruar se kuvendi nuk mund të konsiderohet i pakonstituuar në mungesë të përzgjedhjes së të gjithë nënkryetarëve të kuvendit. Madje, siç kemi deklaruar paraprakisht, procedura e përzgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë ishte në kundërshtim me Kushtetutën, e cila kërkon që nënkryetarët e kuvendit nga radhët e komuniteteve të votohen në pako’’, shprehet Shala për Indeksonlinen.

Gjykata Kushtetuese, atëherë do duhej të urdhëronte përsëritjen e votimit për nënkryetarët nga radhët e komuniteteve jo shumicë, duke obliguar që të ketë votim në pako për të dy nënkryetarët e kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë, shton Shala nga IKD-ja.

Shala thotë se vetëm pas përzgjedhjes së të gjithë nënkryetarëve të kuvendit përmes procedurave të rregullta kushtetuese mund të konsiderohet se Kuvendi është konstituuar, për t’u hapur rruga më tej për formimin e institucioneve.

Sa i përket respektimit të vendimit nga gjykata, Shala thotë se moszbatimi i një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese paraqet moszbatim të Kushtetutës.

‘’Andaj, partitë politike duhet të përmbahen nga çfarëdo veprimi që paraqet mos zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë rast, theksojmë edhe rëndësinë e mos sabotimit të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përmes veprimeve politike. Në raport me këtë aktgjykim, partitë politike duhet të veprojnë me sinqeritet dhe mirëbesim për të dalë nga kriza institucionale’’, shton në fund Shala.

Lista Serbe u ankua në Kushtetuese për veprimin e kreut të ri të kuvendit, Dimal Basha, i cili, më vonë, do ta shpallte organin ligjvënës të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 040)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com