DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shala: Pushteti aktual vendosi në pozitë vëllain e Albin Kurtit si personin më të besuar për të tregtuar energji

16 Maj 2025
A A
Shala: Pushteti aktual vendosi në pozitë vëllain e Albin Kurtit si personin më të besuar për të tregtuar energji
Share on Facebook

Deputeti dhe ish-ministri i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se secilin veprim që qeveria Kurti e ka bërë në sektorin e energjisë, e ka bërë me prapavijë të qartë.

Kjo, sipas Shalës, vërehet edhe me emërimet e qeverisë Kurti në secilin pozicion strategjik në sektorin energjetik.

Shala thotë se dëshira për të kontrolluar gjithçka në energji u shpërfaq nga pushteti aktual duke e vendosur Taulant Kurtin, vëllain e kryeministrit, në pozitë strategjike në KEK.

“Vendosja e kuadrove politike në pozita strategjike për të kontrolluar gjithçka në këtë sektor është bërë përditshmëri e tyre. Tash së fundi, vendosja e vëllait të kryeministrit në zyrën e faturimit të energjisë. Çka ka më kërku kryeministri në zyrën e faturimit? Gjithë tregtimi i energjisë në vend bëhet nga ajo zyrë ku së fundi është vendosur vëllai i kryeministrit. Kurti, para tri vitesh, herë deklaronte se ka e herë se nuk ka kapacitet KEK-u me shit energji elektrike. Tash i gjeti kuadrot për t’i vendosur në atë zyrë, dhe kë vendosi? Njeriun që i beson më së shumti – vëllain e tij. S’ka më të besueshëm se vëllai, e sidomos tek kontrolla e faturave. Nuk besoj që kryeministri nuk e di se ku i punon vëllai, përkundrazi, besoj shumë se ai di gjithçka,” – ka pohuar deputeti Shala.

Në anën tjetër, pushteti i Kurtit, sipas deputetit Shala, secilin veprim që e ka bërë këto pesë vite, e ka bërë në shërbim të importit të energjisë elektrike.Shifra marramendëse janë shpenzuar në import të energjisë për këto pesë vite – rreth 600 milionë euro, ndërsa bashkë me subvencionet dhe shpenzimet tjera qeveritare, sipas deputetit Shala, e kalojnë shifrën prej 1 miliard eurosh.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com