DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shefi i BE-së ia dorëzon Raportin e Komisionit Evropian edhe Konjufcës

8 Maj 2025
A A
Kryeministri Kurti i ofron sektorit privat partneritet për një zhvillim të hovshëm ekonomik
Share on Facebook

Fuqizimi i sektorit privat, promovimi i potencialeve për
investime dhe i eksporteve të Kosovës, por edhe avancimi i dialogut
publiko-privat ishin në thelb të diskutimit të Kryeministrit të Republikës së
Kosovës Albin Kurti, me lidershipin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në takim me Bordin e Guvernatorëve të Republikës së
Kosovës, Kryeministri Kurti theksoi rolin e rëndësishëm që ka sektori privat
edhe në krijim të vendeve të punës por edhe në zhvillimin e gjithmbarshëm
ekonomik. Ai lavdëroi sektorin privat për qëndrueshmërinë përgjatë viteve
pavarësisht konkurrencës së madhe rajonale e globale, por edhe mungesës së
përkrahjes së shtetit në të kaluarën. Ai tha se fokusi i ardhshëm duhet të jetë
në fuqizimin e diplomacisë ekonomike por edhe kapaciteteve institucionale për
promovim të investimeve të huaja. Kryeministri shprehu qartazi vullnetin e tij
të mirë për dialogim të mirëfilltë me sektorin privat në Kosovë, për të
mundësuar, mes tjerash një mjedis për zhvillim të qëndrueshëm dhe të hovshëm
ekonomik.

Presidentja e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane
Afrore Rudi ofroi partneritetin e sinqertë të Odës Amerikane për ofrim të
rekomandimeve për sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat. Ajo sqaroi se
Oda Amerikane i organizon përpjekjet e saj avokuese përmes të gjashtëmbëdhjetë
komiteteve që funksionojnë në kuadër të Odës Amerikane ku gërshetohet edhe
ekspertiza e industrive të ndryshme që përfaqësohen në Odën Amerikane.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka prezantoi
prioritetet e reja avokuese të organizatës, duke përfshirë kërkesën për një
mekanizëm të centralizuar për dialogim publiko-privat që do të funksiononte në
kuadër të zyrës së kryeministrit, e përmes të cilit odat ekonomike do të mund
të adresonin shqetësimet e ndërmarrjeve të sektorit privat. Oda Amerikane
propozon edhe strukturimin e Agjencisë për Promovim të Investimeve dhe
Ndërmarrjeve të Kosovës ose ndonjë trupi tjetër të ri për promovim të
investimeve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, e cila do të shërbente edhe si
portë e vetme për komunikim me investitorët. Zeka në fund tha se Oda Amerikane
do të ofrojë përkrahjen e saj për fuqizimin e kapaciteteve të diplomacisë
ekonomike të Kosovës.

Në takimin në të cilin morën pjesë edhe Luan Dalipi, Shef i Stafit të Kryeministrit, si dhe Lulëzon Jagxhiu, Këshilltar për Teknologji të Informacionit, anëtarët e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane dhanë edhe rekomandime të tjera për aspekte specifike të të bërit biznes në Kosovë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 539)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 183)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com