Në Aqarevë, sot u shënua 28-vjetori i themelimit të Akademisë së Parë Ushtarake të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, një ngjarje me rëndësi të veçantë historike për luftën çlirimtare dhe formimin e kuadrove të saj.
Në këtë përvjetor, së bashku me gjeneralin Sylejman Selimi, komandantin Hysni Shabani dhe bashkëvendës të tjerë, u bënë homazhe dhe u nderua vendi ku u vendosën bazat e para të Akademisë Ushtarake të UÇK-së më 22 prill 1998.
Kjo ditë përkujton një ndër momentet kyçe të organizimit dhe profesionalizimit të UÇK-së, duke dëshmuar përkushtimin dhe sakrificën e atyre që kontribuan në lirinë e vendit.
Pikërisht në këtë vend, në Aqarevë, u bë rreshtimi i parë i formacioneve të UÇK-së nën komandën e Sylejman Selimit dhe eprorëve Bekim Berisha e Kadri Hamiti. Po ashtu, këtu u formua Divizioni “Adem Jashari” dhe dolën kadetët e parë të Akademisë Ushtarake, të cilët ngritën flamurin Xheve Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe respekt për të gjithë ata që kontribuuan në këtë rrugëtim historik.
