DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sherri për pronën përfundon me kanosje në Vushtrri – nipi denoncon axhën se ia drejtoi armën: “A e din se ju vras”

8 Tetor 2026
A A
Gjuajtje në një ahneg familjar në Ferizaj, sekuestrohet një armë zjarri
Share on Facebook

Një mosmarrëveshje për pronë mes familjarësh në fshatin Pasomë të Vushtrrisë dyshohet se ka eskaluar në kanosje serioze, ku një burrë ka denoncuar se axha i tij ia kishte drejtuar armën dhe e kishte kërcënuar me vrasje.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 6 tetor, rreth orës 21:45, ndërsa incidenti për të cilin është bërë denoncimi dyshohet se kishte ndodhur më 17 shtator.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, M.B ka deklaruar se prej kohësh kishte mosmarrëveshje rreth një prone me axhën e tij, M.B.

Ai ka pohuar se i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe, gjatë përplasjes, e kishte kanosur me fjalët “A e din se ju vras”, duke ia drejtuar njëkohësisht edhe një armë.

Sipas deklarimit të ankuesit, ai kishte tentuar t’ia largonte armën nga dora të dyshuarit.

Pas denoncimit, njësitë policore dhe hetuesit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë kryer kontrolle në dy lokacione që lidhen me të dyshuarin, por arma e përshkruar nga ankuesi nuk është gjetur.

M.B është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 254)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com