Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi paraprakisht kishte shfaqur probleme shëndetësore.
Rasti është raportuar më 9 shtator rreth orës 23:11, në fshatin Dyz.
Sipas raportimit të Policisë, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
