DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shoqërohen nga policia malazeze katër gjimnazistë nga Durrësi, pasi bënë shqiponjën në Kotor

1 Nëntor 2026
A A
Shoqërohen nga policia malazeze katër gjimnazistë nga Durrësi, pasi bënë shqiponjën në Kotor
Share on Facebook

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë shoqëruar nga policia malazeze në qytetin e Kotorit, pas një incidenti të ndodhur gjatë një ekskursioni turistik në Malin e Zi.

Nxënësit, të gjithë djem, kanë kaluar natën në ambientet e policisë, ndërsa më pas janë lënë të lirë.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, teksa grupi i nxënësve po kthehej nga dreka. Ata janë konfliktuar me një grua të moshuar vendase, e cila i ka pyetur se nga vinin.

Në përgjigje, gjimnazistët kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe kanë qeshur. Në atë moment, e moshuara ka qëlluar me shpulla njërin prej nxënësve dhe situata është përshkallëzuar.

Më pas, gruaja ka njoftuar policinë, duke pretenduar se ishte provokuar nga gjimnazistët. Pas ndërhyrjes, katër nxënësit janë shoqëruar në polici, ku i kanë kaluar orët e natës.

Pranë tyre ka qenë edhe një mësuese si shoqëruese, e cila ka shkuar në polici për t’u gjendur pranë nxënësve. Pas lirimit, atyre u është kërkuar që të mos përsërisin më gjeste me simbolet kombëtare.

Në lidhje me incidentin mbrëmjen e kaluar është vënë në dijeni nga DRAP Durrës dhe Ministria e Arsimit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 775)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 052)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com