DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shpërthimi fatal me 6 viktima në Greqi/ Tre të arrestuar, mes tyre një shqiptar

30 Tetor 2026
A A
Shpërthimi fatal me 6 viktima në Greqi/ Tre të arrestuar, mes tyre një shqiptar
Share on Facebook

Shqiptari Kolian Ilia 34 vjeç është njëri prej tre personave të arrestuar në Greqi, të dyshuar për përfshirjen në shpërthimin e fuqishëm në lagjen Plaka të Athinës, më 25 shtator, ku humbën jetën gjashtë persona mes tyre edhe tre me origjinë shqiptare.

Kolian Ilia është arrestuar së bashku me dy shtetas grekë, të moshës 37 dhe 55 vjeç. Sipas hetimeve të autoriteteve greke, tre të dyshuarit dyshohet se kanë ndërhyrë në sistemin e furnizimit me gaz të një ndërtese, me qëllim vjedhjen e tubave të bakrit.

Kjo ndërhyrje dyshohet se shkaktoi dëmtimin e tubacionit dhe rrjedhjen e gazit natyror, i cili u grumbullua në ndërtesë dhe shpërtheu disa orë më vonë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 25 shtatorit, në rrugën Lysikratous, duke shkaktuar shembjen e godinës dhe gjashtë viktima.

Gjatë ditës së sotme, tre të arrestuarit pritet të dalin përpara gjykatës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre. Ata përballen me akuza të rënda, përfshirë zjarrvënie dhe shkaktim shpërthimi me pasoja fatale, si dhe vrasje me dashje.

Mes gjashtë viktimave ishin edhe shtetasit me origjinë shqiptare po me shtetësi amerikane:  Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 018)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com