DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shqipëri, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve shpallet të enjten

27 Gusht 2025
A A
Shqipëri, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve shpallet të enjten
Share on Facebook

Komisioni Rregullator do të mblidhet ditën e enjte, datë 28 gusht, për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025.

Vendimi vjen pas kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili përmes një shkrese kërkoi sot thirrjen e mbledhjes së Komisionit Rregullator për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator, e cila pritet të zhvillohet në 28 gusht, në orën 11:30, do të miratohet numri i votave, numri i mandateve dhe lista emërore e deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore.Po ashtu, Komisioni Rregullator do të miratojë numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 240)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com