DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shtatë të arrestuar nga “Rrjeti Krasniqi”, dyshohet se falsifikonin dokumente për migrantët në Evropë

14 Gusht 2026
A A
Shtatë të arrestuar nga “Rrjeti Krasniqi”, dyshohet se falsifikonin dokumente për migrantët në Evropë
Share on Facebook

Shtatë persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti të njohur për falsifikimin e dokumenteve janë arrestuar ose janë dorëzuar te autoritetet kosovare, pas një operacioni të përbashkët të institucioneve të Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Sipas Ambasadës Britanike në Kosovë, bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Rrjeti Krasniqi”, me bazë në Ballkanin Perëndimor, i cili dyshohet se drejtonte një operacion të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve.

Sipas autoriteteve britanike, rrjeti dyshohet se prodhonte dokumente identiteti, pasaporta dhe patenta shoferi, të cilat u mundësonin migrantëve të paligjshëm dhe trafikantëve të qenieve njerëzore të paraqiteshin rrejshëm si shtetas të më shumë se 50 shteteve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Personat që aktualisht ndodhen nën masën e arrestit janë: Flamur Krasniqi, Valon Krasniqi, Arif Krasniqi, Nexhmije Selmani, Shkëmbim Ermellahu, Sami Duriqi, Granit Avdyli.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Flamur Krasniqi dyshohet se është gjetur në posedim të dokumenteve të falsifikuara, ndërsa Valon Krasniqi dyshohet për përfshirje në prodhimin e tyre.

Arif Krasniqi pretendohet se ka shërbyer si ndërmjetës i grupit, duke siguruar klientë për shërbimet e dyshuara të falsifikimit.

Në këtë rrjet dyshohet se ka pasur rol edhe Nexhmije Selmani, e cila akuzohet për ofrimin e lokaleve të përdorura për falsifikim dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme.

Shkëmbim Ermellahu dyshohet se është gjetur në posedim të dokumenteve të falsifikuara, ndërsa Sami Duriqi dyshohet për përfshirje në prodhimin e tyre. Granit Avdyli, ndërkaq, dyshohet se ka qenë i përfshirë në prodhimin e dokumenteve dhe reklamimin e shërbimeve të rrjetit.

Në tetor të vitit të kaluar, pas veprimeve të para të autoriteteve kosovare ndaj tre anëtarëve të dyshuar të këtij rrjeti, Britania e Madhe vendosi sanksione të synuara ndaj grupit, në kuadër të regjimit të saj kundër migracionit të parregullt.

Sipas të dhënave të publikuara, në muajt në vijim, pasi identitetet e tyre u bënë publike përmes sanksioneve dhe nën presionin e autoriteteve britanike dhe kosovare, shtatë nga nëntë anëtarët e njohur të rrjetit janë arrestuar ose janë dorëzuar te autoritetet kosovare. I fundit prej tyre është dorëzuar në maj të këtij viti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 671)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 393)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (407)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com