DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shtëpi në Marigonë, banesa, toka e aksione në një biznes- Deklarimi i pasurisë para dy vitesh i presidentes së re

7 Tetor 2026
A A
Shtëpi në Marigonë, banesa, toka e aksione në një biznes- Deklarimi i pasurisë para dy vitesh i presidentes së re
Share on Facebook

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024 kishte deklaruar disa prona të paluajtshme, aksione në një kompani si dhe dy kredi bankare.

Deklarimi i pasurisë figuron i dorëzuar më 29 mars 2024 në regjistrat e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku në atë kohë Pula figuron me funksionin e anëtares së Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Në të njëjtin deklarim, ajo kishte deklaruar edhe funksionin e nënkryetares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Në pjesën e pasurive të paluajtshme, Pula kishte deklaruar një banesë prej 69 metrash katrorë, të blerë në vitin 1996, me vlerë të deklaruar prej 34 mijë eurosh.

Ajo kishte deklaruar edhe një banesë prej 140 metrash katrorë, të cilën e kishte përfituar përmes trashëgimisë, me vlerë të deklaruar prej 111.52 eurosh.

Në deklarim figuron edhe një shtëpi prej 135 metrash katrorë, e blerë në vitin 2017 me kredi, me vlerë të deklaruar prej 130 mijë eurosh. Shtëpia në fjalë figuron të jetë në lagjen Marigona.

Pula kishte deklaruar edhe një shtëpi prej 174 metrash katrorë, të përfituar në vitin 2019 dhe me vlerë prej 250 mijë eurosh, e regjistruar si pronësi e përbashkët. Sipas deklarimit, kjo pasuri lidhet me kompensimin e një banese në kompleksin Plaza, kursimet nga qiraja, trashëgiminë dhe biznesin.

Në deklarim figurojnë edhe një shtëpi prej 126 metrash katrorë, e trashëguar dhe e regjistruar si 1/4 pjesë e pronësisë, me vlerë të deklaruar prej 110 mijë eurosh, si dhe një shtëpi prej 358 metrash katrorë, e trashëguar në 1/3 e pronësisë, me vlerë prej 100 mijë eurosh.

Po ashtu, Pula kishte deklaruar një banesë prej 120 metrash katrorë, të blerë në vitin 2022, me vlerë prej 200 mijë eurosh, si dhe 30 ari tokë, të blerë me kredi në vitin 2023, me vlerë të deklaruar prej 120 mijë eurosh.

Përveç pronave, në deklarim figuron edhe pronësia e 52 për qind të aksioneve në kompaninë “DLLL”, me vlerë të deklaruar prej 2,600 eurosh.

Sa u përket detyrimeve financiare, Pula kishte deklaruar një kredi në një bankë, të marrë për blerjen e shtëpisë në lagjen Marigona. Kredia ishte deklaruar në vlerë fillestare prej 120 mijë eurosh, ndërsa në momentin e deklarimit borxhi i mbetur ishte 40 mijë euro.

Një kredi tjetër ishte deklaruar në një bankë, për blerjen e tokës, me vlerë fillestare prej 120 mijë eurosh dhe borxh të mbetur prej 114,217 eurosh.

Në deklarimin e vitit 2024, Pula kishte deklaruar edhe mjete në llogari bankare. Ajo kishte 668.33 euro në një xhirollogari, 2,740.69 euro në një xhirollogari tjetër dhe 2,049.57 euro në një xhirollogari tjetër.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com