Një person është arrestuar në Prishtinë pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi, pronarët e së cilës jetojnë jashtë vendit.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 17 gusht, rreth orës 14:55.
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe është intervistuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 17.08.2026 – 14:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi, pronarët e së cilës jetojnë jashtë shtetit. I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
