DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shtiu me armë në bjeshkën e Bukoshit, predha godet veturën e dy vëllezërve -arrestohet 61-vjeçari

30 Tetor 2026
A A
Shtiu me armë në bjeshkën e Bukoshit, predha godet veturën e dy vëllezërve -arrestohet 61-vjeçari
Share on Facebook

Një 61-vjeçar është arrestuar në Suharekë, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në bjeshkën e Bukoshit, ku një predhë kishte goditur automjetin e dy vëllezërve që ndodheshin në atë zonë duke prerë dru.

Rasti është raportuar të enjten, rreth orës 14:30, në nënstacionin policor në Mushtisht, ku janë paraqitur dy ankues, të cilët janë vëllezër mes vete.

Gjatë intervistimit, ata kanë deklaruar se, derisa po prisnin dru në bjeshkën e Bukoshit, me leje të vlefshme nga Drejtoria e Pylltarisë, kishin dëgjuar një krismë arme. Në atë moment, një predhë kishte goditur automjetin e tyre të tipit pick-up.

Pas pranimit të ankesës, patrulla policore, së bashku me njësitë përkatëse, ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet. Brenda automjetit është evidentuar një predhë e kalibrit të panjohur.

Pas veprimeve operative dhe hetimore, policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, S.K., 61-vjeçar, i cili është paraqitur në stacionin policor pas ftesës së zyrtarëve policorë.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, në fshatin Bukosh të Suharekës. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pistoletë e tipit Zastava 99, si dhe 59 fishekë të kalibrit të panjohur.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të autorizuar, ku ka pranuar se kishte shtënë me armë në ajër, por ka deklaruar se nuk kishte pasur për qëllim të lëndonte askënd.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, 61-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com