DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shtiu me kallashnikov në drejtim të autobusit, Prokuroria e Gjakovës ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit

27 Korrik 2026
A A
Shtiu me kallashnikov në drejtim të autobusit, Prokuroria e Gjakovës ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.M., për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 11 qershor 2026, rreth orës 12:07, në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve, i pandehuri, i armatosur me një armë automatike të tipit AK-47, fillimisht ka bllokuar rrugën me traktorin e tij dhe më pas ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një autobusi që drejtohej nga i dëmtuari V.S., në të cilin ndodheshin edhe pasagjerët F.K. dhe H.K.

Nga të shtënat janë goditur disa pjesë të autobusit, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin në të. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime trupore.

Aktakuza thekson se S.M. ka poseduar pa autorizim armën automatike AK-47, së bashku me karikatorin dhe municionin, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale. Arma dhe municioni janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, i pandehuri ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas nenit 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, ta shpallë fajtor të pandehurin dhe ta dënojë sipas ligjit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 653)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 635)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (171)
  • Shpallje (1)
  • Sport (386)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com