DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

‘‘Sigurimi i votave për partinë e Vuçiqit’’, Fehim Selimi i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe

14 Gusht 2026
A A
‘‘Sigurimi i votave për partinë e Vuçiqit’’, Fehim Selimi i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe
Share on Facebook

Serbi me shtetësi të Kosovës, nga komuna e Dragashit që të enjten u arrestua nën dyshimet për spiunazh në favor të BIA-s Serbe, gjatë intervistimit, sipas Prokurorisë Speciale, kishte dhënë detaje konkrete për veprimtarinë e tij.

Sali, që sot u paraqit në Gjykatën Themelore të Prishtinës për seancën për caktimin e masës së sigurisë, po hetohej që nga qershori i vitit të kaluar, pasi informata për veprimtarinë e dyshimtë të tij, ishin përcjellë nga AKI-ja tek Prokuroria Speciale.

“… duke vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, i njohur me nofkën “Zheljko”, në atë mënyrë që i njëjti i ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim.”-Prokuroria Speciale

Masat e veçanta, sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga Dukagjini, vetëm se e kishin përforcuar dyshimin por ato, nuk i kishte kundërshtuar as gjatë marrjes në pyetje.

“…dyshimi i bazuar mirë u vërtetua edhe nga deklaratat e vet të pandehurit i cili në detaje përshkruan veprimet e tij inkriminuese duke ofruar mënyrat dhe vendtakimet e komunikimit dhe ofrimit të informacioneve dhe ndihmën për BIA-n serbe përmes zyrtarit të saj Zhelimir Matoviq, e që pas ndërlidhjes së provave me njëra tjetrën vërtetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet kurse caktimi i masës së paraburgimit është mëse e domosdoshme në këtë fazë të procedurës”-Prokuroria Speciale.

Sali mes tjerash kishte shërbyer si anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentes së Kosovës, deri në shkarkimin e tij në maj të vitit 2024, e ky funksion i tij është përmendur edhe në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

Kjo me faktin se një pozitë e tillë, do të mund t’i kishte ofruar atij mundësinë të ketë qasje në informacione të ndjeshme dhe kontakte me persona të ndryshëm me rëndësi për funksionimin e institucioneve shtetërore.

Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, foli edhe për bastisjen e kryer në pronën e të dyshuarit, pas arrestimit dhe provat e zbuluar aty.

“Me rastin e paraqitjes së kërkesës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri edhe vetë deklaroi se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s”, ka thënë Bekim Kodraliu – Prokuror në Prokurorinë Speciale.

Arrestimi i Sali nën dyshimet për spiunazh, vjen në vazhdën e arrestimeve dhe dënimeve pikërisht për këtë vepër, të në numri të konsiderueshëm personash, që kanë mbajtur pozita në institucione të ndryshme, duke nisur nga Policia e Kosovës e organizata ndërkombëtare si OSBE, e që të përbashkët kanë pasur raportimin në BIA-n serbe.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 671)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 398)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (407)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com