DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: Nuk do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg

5 Nëntor 2026
A A
Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: Nuk do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg
Share on Facebook

Aktivistja feministe, Liridona Sijarina, pas takimit me kryeprokurorin e Shtetit, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se kanë kërkuar që çështja e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe rastet e femicidit të trajtohen me urgjencë.

Ajo ka thënë se, pavarësisht se rastet janë dërguar në Këshillin Prokurorial, kanë insistuar që institucionet të ndërmarrin veprime konkrete dhe të mos ketë persona të paprekshëm brenda sistemit të drejtësisë.

Sijarina ka shprehur dyshime për përgjigjen e institucioneve se do të ndiqen procedurat ligjore, duke theksuar se mungesa e një afati konkret mund të çojë në përsëritjen e rasteve të ngjashme.

“Ne parashtruam kërkesat tona dhe insistuam që Kryeprokurori i Shtetit, pavarësisht se i ka nisur rastet në Këshillin Prokurorial, ta marrë me urgjencë çështjen e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe të rasteve të femicidit. Ajo që u tha dhe për çka e garantuam edhe Kryeprokurorin e Shtetit dhe koordinatorin kundër dhunës në familje është se nuk do të ketë më njerëz të paprekshëm nga ata brenda. Dhe këtë e dimë nga e kaluara, që ka pasur njerëz të paprekshëm dhe që i gjithë zinxhiri i sistemit të drejtësisë vazhdon të qeveriset dhe të mbahet nga njerëz që janë të paprekshëm. Por, i garantuam brenda se, nëse do të ketë njerëz të paprekshëm në punën tonë, angazhimin tonë do ta kanalizojmë pikërisht drejt atyre që kanë për t’i ndalur këta njerëz të paprekshëm”, ka thënë ajo.

“Neve na u tha se do të ndiqen procedurat ligjore, gjë që për ne është një dozë dyshimi, të cilën e kemi parë edhe në të kaluarën, kur rastet merren me një procedurë të zakonshme dhe kur nuk na jepet një afat. Çka i bie kjo? Se shteti po e merr vrasjen e Arlindës me urgjencë? Kjo mund të çojë në përsëritjen e historisë. Njerëzit që i çojnë gratë drejt vrasjes përfundojnë duke u kthyer në institucione. Ne nuk kemi për t’u tërhequr dhe nuk kemi për ta pushuar angazhimin derisa t’i shohim të gjithë akterët që e kanë çuar Arlindën drejt vrasjes, jo vetëm të pushuar nga puna, por edhe të burgosur. Ne kemi menduar për bllokada dhe do të insistojmë që këta njerëz të thonë në mënyrë definitive dhe të japin zotime. Kjo ka qenë kërkesa jonë që nga dita e parë. Do të insistojmë nëpërmjet metodave të ndryshme. Bllokada që kemi pasur dje ka rezultuar me këtë takim. Kemi ardhur këtu dhe ua kemi bllokuar derën. Një gjë të tillë do ta vazhdojmë edhe tutje, përderisa nuk marrim përgjigje konkrete nga secili institucion”, ka deklaruar Sijarina.

Ajo ka bërë të ditur se të shtunën, në orën 12:00, është thirrur protestë kombëtare.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 218)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com