DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Sikur ta kisha armën, e kisha vra” – kërcënohet zyrtari policor në Vushtrri, i dyshuari ia theu edhe telefonin

3 Korrik 2026
A A
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga zjarret gjatë temperaturave të larta
Share on Facebook

Një incident i rëndë është shënuar mesditën e së enjtes në qendër të Vushtrrisë, ku një zyrtar policor, ndonëse jashtë detyrës zyrtare, dyshohet se është kanosur me vrasje dhe i është dëmtuar telefoni mobil.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina”, kur automjeti i zyrtarit policor ishte bllokuar nga një veturë tjetër.

Sipas burimeve, pasi zyrtari ishte prezantuar me kartelën zyrtare dhe i kishte kërkuar drejtuesit të automjetit ta lironte rrugën, i dyshuari Përparim Meholli rreth 30 vjeç e kishte ofenduar, më pas ia kishte marrë telefonin nga dora dhe e kishte përplasur në tokë, duke e dëmtuar.

Pas shoqërimit në Stacionin Policor në Vushtrri, situata dyshohet se është përshkallëzuar edhe më tej. Gjatë kontrollit trupor, i dyshuari u është drejtuar zyrtarëve policorë me fjalë kërcënuese, duke deklaruar se, po ta kishte pasur armën me vete, do ta kishte vrarë policin, ndërsa ka pretenduar se e di edhe identitetin dhe vendbanimin e tij.

Pavarësisht se është pyetur disa herë nga zyrtarët policorë nëse ishte i vetëdijshëm për deklaratat e tij, i dyshuari, sipas burimeve, ka insistuar se e dinte çfarë po thoshte.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa Përparim Meholli është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com