DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Simbole provokuese ruse dhe serbe në shënimin e Bogojavlenjes në Liqenin e Ujmanit

19 Janar 2026
A A
Simbole provokuese ruse dhe serbe në shënimin e Bogojavlenjes në Liqenin e Ujmanit
Share on Facebook
Në Liqenin e Ujmanit, është shënuar festa ortodokse e Bogojavlenjes përmes manifestimit tradicional të notimit për Kryqin. Në këtë aktivitet, mbi 300 qytetarë serbë u hodhën në ujërat e ftohta të liqenit, pavarësisht temperaturave të ulëta, për të tentuar ta kapin kryqin, duke shënuar kështu një numër rekord pjesëmarrësish. Manifestimi ka tërhequr një numër të madh të pjesëmarrësve dhe shikuesve, ndërsa gjatë organizimit janë vërejtur edhe flamuj me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole shtetërore të Federatës Ruse. Po ashtu janë parë të veshura bluza me fytyrat e terroristëve të Banjskës. Kisha Ortodokse Serbe ka dalë me një deklaratë publike, duke bërë të ditur se për arsye sigurie dhe për shkak të kushteve të motit, nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për organizimin e kësaj ngjarjeje, ndonëse manifestimi është mbajtur sipas traditës së viteve të kaluara. Të pranishëm gjatë kësaj feste kanë qenë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë monitoruar situatën dhe janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë kohëzgjatjes së aktivitetit. Notimi për Kryqin në Liqenin e Ujmanit organizohet tradicionalisht që nga viti 2011 dhe zhvillohet në një distancë simbolike prej 33 metrash nga bregu, distancë kjo që përfaqëson vitet e jetës së Jezu Krishtit. Sipas traditës, pjesëmarrësi që arrin i pari te kryqi shpërblehet duke e marrë atë si simbol të besimit dhe festës së Bogojavlenjes.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 539)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 184)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com