DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sindikatat kërkojnë rritje urgjente të koeficientit të pagave, paga e 13-të e pamjaftueshme

30 Mars 2026
A A
Ekzekutohen pagat me rritje prej 55 eurosh në sektorin publik
Share on Facebook

Qeveria e Kosovës pritet të miratojë sot vendimin për ekzekutimin e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik, ndërsa pagesa mund të realizohet që nesër. Kjo pagesë është paraparë në buxhetin e miratuar më 20 shkurt dhe të dekretuar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Megjithatë, përfaqësuesit sindikalë theksojnë se, përtej kësaj pagese të njëhershme, kërkesa kryesore mbetet rritja e koeficientit të pagave, si zgjidhje më e qëndrueshme për përmirësimin e të ardhurave.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaroi se nuk ka ende konfirmim zyrtar për ekzekutimin e pagës, ndërsa sindikata pret vendime institucionale dhe ka kërkuar takim me ministrin e Arsimit për të diskutuar rritjen e koeficientit.

Edhe përfaqësuesit e sektorëve të tjerë, përfshirë Policinë dhe Shëndetësinë, e konsiderojnë pagën e 13-të si një hap pozitiv, por jo të mjaftueshëm. Ata kërkojnë rritje lineare të pagave dhe ndryshim të koeficientit, duke argumentuar se inflacioni ka ulur fuqinë blerëse.

Sindikata e Administratës Publike shpreh pritje që pagesa të realizohet në fund të marsit, por ngre shqetësime për besueshmërinë e premtimeve. Sipas tyre, paga e 13-të do të ishte një lehtësim i përkohshëm, ndërsa zgjidhja afatgjatë mbetet rritja e koeficientit për të përballuar koston në rritje të jetesës.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 665)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 057)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (401)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com