DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sipas shkencës, ja çfarë ndodh kur mendoni shumë

18 Gusht 2025
A A
Sipas shkencës, ja çfarë ndodh kur mendoni shumë
Share on Facebook

Nëse ju e dënoni akoma veten për një gabim që keni bërë javën e kaluar, ose jeni të shqetësuar nëse do të keni një ditë të suksesshme nesër, duke menduar për to më shumë seç duhet do t’iu bëjë të ndiheni të dobët.

Paaftësia juaj për t’i nxjerrë nga koka mendimet e shumta do t’iu lërë në një gjendje të vazhdueshme ankthi.

Natyrisht, të gjithë i mendojnë situatat herë pas here. Por të paturit e shumë mendimeve është më shumë se një shqetësim, pasi studimet tregojnë se të menduarit shumë mund të shkaktojë probleme serioze për mirëqenien tuaj.

Business Magazine do iu tregojë sot se cilat janë tre rreziqet e të qenit të një personi që mendon shumë:

1. Ajo rrit shanset tuaja për sëmundje mendore.

Një studim i vitit 2013 i botuar në gazetën e raporteve të psikologjisë raporton se të menduarit të shumtë në mangësitë, gabimet dhe problemet tuaja, rrit rrezikun e problemeve të shëndetit mendor.

Reflektimi “i tepërt” mund të të vendosë në një cikël që është i vështirë për t’u thyer. Ai do të shkaktojë probleme në shëndetin tuaj mendor. Ndërkohë që shëndeti juaj mendor bie gjithmonë e më shumë, reflektimi dhe e patura e mendimeve të shumta rritet.

2. Ndërhyn në zgjidhjen e problemeve.

Hulumtimet tregojnë se ata mendojnë se po e ndihmojnë veten duke i patur në mendje problemet e tyre.

Por studimet tregojnë se paraliza e analizës së qartë është e vërtetë.

Duke mbi analizuar çdo gjë, do të ndërhyni në zgjidhjen e problemeve. Kjo do të bëjë që ju të qëndroni tek problemi dhe jo të kërkoni zgjidhje.

Edhe vendimet më të thjeshta, si zgjedhja e asaj që duhet të vishni në një intervistë apo të vendosni se ku do të shkoni me pushime, mund të ndihet si një vendim jetë apo vdekje. Ironikisht, të gjitha këto mendime nuk do t’iu ndihmojnë të bëni një zgjedhje më të mirë.

3. Do të ndërhyjë në gjumin tuaj.

Nëse je një person i cili mendon shumë, me siguri e dini se nuk mund të flini pasi mendja juaj vazhdon gjatë gjithë kohës të mendojë.

Studimet e konfirmojnë këtë, duke gjetur se këto shqetësime çojnë në më pak orë gjumë. Ju me shumë gjasa do të përpëliteni për shumë orë me radhë derisa të flini.

Por fjetja shumë vonë nuk mund t’iu ndihmojë, sepse të menduarit shumë dëmton cilësinë e gjumit tuaj.

Ju do të keni më pak gjasa të bini në një gjumë të thellë pasi të keni menduar për të njëjtën gjë pa pushim.

Si ta ndaloni?

Lajmi i mirë është se nuk duhet të jetë kështu përgjithmonë. Ju mund të ndërmerrni hapa për të ndaluar mendimet për gjithçka. Përdorimi i strategjive të reja dhe zhvillimi i shkathtësive të reja mund t’iu ndihmojë të bëni zgjedhje më të mira, në kohën e duhur me më pak vështirësi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 292)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com