DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Smajl Latifi: Profesori dhe shkrimtari Miftar Kryeziu mbetet pjesë e kujtesës sonë kolektive

6 Tetor 2025
A A
Smajl Latifi: Profesori dhe shkrimtari Miftar Kryeziu mbetet pjesë e kujtesës sonë kolektive
Share on Facebook

Në Rahovec u mbajt ora letrare-përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit e shkrimtarit të njohur Miftar Kryeziu, në të cilën morën pjesë familjarë, kolegë, nxënës e bashkëpunëtorë të tij.

Në këtë ngjarje, kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga AAK, Smajl Latifi, mbajti një fjalim përkujtimor ku vlerësoi lart figurën dhe kontributin e profesorit Kryeziu në arsim, letërsi dhe kujtesën kolektive të komunitetit.

“Një shoqëri që vlerëson, kujton e nderon jetën dhe veprat e njerëzve që lënë gjurmë, është shoqëri e civilizuar. Miftar Kryeziu, me angazhimin, përkushtimin dhe qëndrimin e tij ndaj vlerave tona kombëtare, është bërë pjesë e kujtesës sonë kolektive,” theksoi Latifi.

Ai shtoi se profesori Kryeziu ishte shembull i ekuilibrit, moralit dhe përkushtimit, që fitoi respektin e nxënësve, kolegëve dhe komunitetit krijues.

“Miftari me penën dhe veprën e tij u bë pjesë e plejadës së krijuesve që e pasurojnë identitetin tonë kulturor pas një periudhe të vështirë historike. Ai e përjetësoi në art dhe letërsi luftën, sakrificën dhe idealin e lirisë,” u shpreh Latifi.

Në fund të fjalimit, ai bëri thirrje që kujtimi për profesorin të ruhet me krenari dhe nderim, duke vijuar rrugën e tij të përkushtimit dhe dinjitetit njerëzor.

“Qoftë i paharruar kujtimi e nderimi për profesorin e shkrimtarin Miftar Kryeziu,” përfundoi Latifi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 529)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 834)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com