DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

S’ndalet Ylli, gjunjëzon edhe Vëllaznimin dhe e largon nga gara për pozitën 4

2 Prill 2025
A A
S’ndalet Ylli, gjunjëzon edhe Vëllaznimin dhe e largon nga gara për pozitën 4
Share on Facebook

E pesta radhazi për Golden Eagle Yllin!

Kjo skuadër po e vazhdon formën fantastike në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur sonte edhe Vëllaznimin në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, 86-63.

Seria pozitive e “Xhebrailave” nisi ndaj kampionëve aktualë të Trepçës (82-74), vazhdoi në kryeqytet kundër Prishtinës (62-85), në Suharekë e mposhtën Pejën (72-64) e në Prizren e mundën Bashkimin (78-84), raporton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, gjakovarët që triumfuan në Ligën Unike, tashmë e kanë humbur luftën për pozitën e katërt në kampionat, për të cilën Ylli mbetet në garë vetëm me Pejën.

Basketbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme ishte Jalen Nesbitt me 19 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime.

Te mysafirët lojtari më i dalluar ishte Antwan Walker me 21 pikë e 3 kërcime.

24-11 përfundoi 10 minutëshi fillestar, derisa edhe perioda e dytë i takoi ish-kampionëve të Kosovës, 28-22, për të shkuar në pushim me shifrat 52-33.

Aq pikë sa i realizoi Vëllaznimi në çerekun e dytë, të dyja ekipet i shënuan në të tretin, që u mbyll 11-11, kurse edhe i fundit i takoi fituesve të kësaj përballje, 23-19.

Suharekasit me 41 pikë, tani gjenden në vendin e katërt në tabelë, por atë mund ta ruajnë vetëm nëse nesër Peja humb nga Trepça në “Karagaç”, në të kundërtën pejanët e rimarrin këtë pozitë, derisa epilogu përfundmitar mbetet pastaj të vendoset në xhiron e fundit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 544)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 450)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com