DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sonte finalja, 23 këngë në garë për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion

20 Dhjetor 2025
A A
Sonte finalja, 23 këngë në garë për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion
Share on Facebook

Pas tri netëve të para që dhuruan emocione, performanca të spikatura dhe debate artistike, sonte në mbrëmje mbahet finalja e Festivalit të 64-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Ngjarja kulmore zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ku do të shpallet fituesi i çmimit të madh që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës.

Në natën finale garojnë gjithsej 23 këngëtarë. Lista u plotësua pas kualifikimit në finale të 5 këngëtarëve debutues, të cilët arritën të sigurojnë vendin e tyre pas dy netëve të para konkurruese.

Finalja pritet të shoqërohet me surpriza dhe të ftuar specialë që do të ndezin skenën e Fest 64. Mes tyre janë “Shkodra Elektronike”, Elsa Lila dhe Aleksandër Gjoka, Bleona Qerreti, si dhe sensacioni i Eurovizionit të fundit, artisti estonez Tommy Cash, i njohur për stilin e tij provokues, vizualet e guximshme dhe tingujt inovativë. Prania e tij pritet të sjellë një energji të veçantë në skenën e festivalit.

Që prej mesnatës së së premtes, televotimi për 23 finalistët është hapur zyrtarisht. Çdo këngëtar shoqërohet me kodin përkatës për votim, ndërsa publiku nga Shqipëria dhe Kosova mund të votojë deri në pesë herë nga i njëjti numër telefoni. Nga Shqipëria votimi bëhet me SMS në numrin 56789, me kosto 60 lekë për mesazh, ndërsa nga Kosova në numrin 55789, me kosto 1 euro për mesazh.

Nata finale e Fest 64 pritet të sjellë performanca të paharrueshme dhe rivalitet të fortë mes artistëve, në një garë që do të vendosë jo vetëm fituesin e festivalit, por edhe përfaqësuesin e Shqipërisë në skenën europiane të Eurovizionit.

Një ditë më pas, të dielën, në Pallatin e Kongreseve do të mbahet edhe Post-Fest 64. Nën moderimin e Fjodora Fjora-s, publiku do të ketë mundësi të ndjekë një kronikë të plotë të gjithçkaje që ndodhi gjatë katër netëve të festivalit: performancat më të duartrokitura, surprizat e skenës, komentet që ndezën debate, si dhe emocionet e artistëve fitues. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe rrugëtimit të këngës fituese dhe përgatitjeve për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion, mes pritshmërive të larta dhe analizave artistike./rtsh

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 877)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (318)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com