Mbrëmja Finale e Festivalit Ndërkombëtar “Ylberi i Prishtinës” mbahet sonte në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë
Pas dy netëve të mbushura me ngjyra, traditë dhe energji të jashtëzakonshme në sheshin “Zahir Pajaziti”, Festivali Ndërkombëtar “Ylberi i Prishtinës” do të përmbyllet sonte, më 26 maj 2025, me një mbrëmje gala në ambientin solemn të Sallës së Kuqe në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.
Në këtë natë të fundit do të performojnë edhe njëherë grupet artistike nga:
Ukraina, Rumania, Turqia, Polonia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova, duke sjellë për publikun një përmbledhje magjepsëse të trashëgimive kulturore që i dhanë jetë festivalit përgjatë tre ditëve.
Mbrëmja gala do të karakterizohet nga:
-
Performanca të përzgjedhura artistike
-
Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve
-
Fjalime nga organizatorët dhe mysafirët ndërkombëtarë
