Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) do të bëjnë sot betimin, në një ceremoni që do të nisë në orën 11:00.
Ceremonia do të mbahet në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, ndërsa betimi i anëtarëve të rinj do të bëhet para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Pas kësaj ceremonie, anëtarët e rinj do të nisin zyrtarisht ushtrimin e mandatit të tyre në KQZ.
