Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Tre të akuzuarit i kanë mohuar akuzat dhe kanë pretenduar se nuk e kishin qëllim vrasjen e askujt, e aq më pak bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, ashtu siç thotë aktakuza.
Në fjalët përfundimtare Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit.
Seanca pritet të fillojë në orën 15:00.
