Një aksident i rëndë trafiku i ka marrë jetën një 78-vjeçari në Arbanë të Prizrenit.
Viktima Shaqir Shala në momentin kur u aksidentua ishte me biçkiletë, teksa i dyshuari është kyqur gabimisht në shiritin e djathtë të qarkullimit.
Si pasojë, i moshuari nuk ka arritur t’iu bëj ballë plagëve të marra e më pas ka ndërruar jetë.
Familjarët kanë njoftuar se i ndjeri do të varroset sot në Ikindi 16:00.
