DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Spahiu: Balotazhi do të përcaktojë nëse vendi shkon në zgjedhje apo krijohet qeveria e re

2 Nëntor 2025
A A
Spahiu: Deklaratat e Konjufcës dhe Haxhiut, taktikë për ta ulur pazarin me partitë minoritare
Share on Facebook

Takimi i partive politike me presidenten e vendit, Vjosa Osmani nuk solli ndonjë rezultat konkret lidhur me përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.

Partitë opozitare në mungesë të numrave nuk propozuan mandatar në këtë takim, duke kërkuar nga presidentja që të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër, partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka lënë të kuptohet se do të bëjë edhe një përpjekje tjetër për dërgimin e një mandatari të ri për formimin e qeverisë.

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, në një deklaratë ka thënë se balotazhi do të jetë përcaktues për zhvillimet politike të ardhshme.

“Besoj që do të shkojmë drejt zgjedhjeve. Për shkak të balotazhit kjo është vetëm një manovër për të fituar pak kohë, derisa të dihet rezultati i tij. Sepse rezultati i balotazhit tregon se si mund të jetë edhe rezultati i zgjedhjeve në nivel kombëtar”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij, nëse Vetëvendosje fiton në gjysmën e 12 komunave ku garon, do të motivohet për të shkuar menjëherë në zgjedhje, e në rast të kundërt mund të përpiqet të formojë qeverinë pa zgjedhje të reja.

“Nëse i humb të gjitha, atëherë do të përpiqet që të bëjë një qeveri pa shkuar në zgjedhje,” ka thënë Spahiu.

Ai parashikon se Vetëvendosje mund të caktojë një mandatar të ri për të fituar kohë deri pas balotazhit, dhe më pas, varësisht nga rezultati të vendosë nëse do të shkojë në zgjedhje apo të kërkojë ndonjë kompromis politik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 602)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 647)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com