DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Specialja: Katër ish-krerët e UÇK-së synuan eliminimin e personave që i shihnin si pengesë

16 Shtator 2026
A A
Specialja: Katër ish-krerët e UÇK-së synuan eliminimin e personave që i shihnin si pengesë
Share on Facebook

Gjykata Speciale ka konstatuar se katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin si pjesë të strategjisë së tyre shënjestrimin, eliminimin dhe neutralizimin e personave që i konsideronin pengesë për realizimin e qëllimeve të tyre.

Në këtë kuadër, në konstatimet e trupit gjykues është përmendur edhe shënjestrimi i anëtarëve të LDK-së dhe FARK-ut.

Sipas gjyqtarit Charles Smith, katër të akuzuarit dhe persona të tjerë në udhëheqjen e UÇK-së kishin dy objektiva: pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik e institucional mbi Kosovën e pavarur.

“Trupi gjykues konstatoi se katër të akuzuarit dhe personat e tjerë në udhëheqjen e UÇK-së kishin dy objektiva: pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik dhe institucional mbi të për një Kosovë të pavarur”, tha Smith.

Ai shtoi se këto synime, sipas konstatimit të trupit gjykues, kërkohej të realizoheshin përmes mjeteve ushtarake, politike dhe të tjera.

“Katër të akuzuarit dhe anëtarët e tjerë të LPK-së kishin të njëjtin qëndrim se elementet kyçe dhe mjetet e strategjisë për realizimin e qëllimeve të udhëheqjes së UÇK-së ishte shënjestrimi, eliminimi dhe neutralizimi i disa personave të cilët konsideroheshin si pengesë për qëllimet e tyre”, tha Smith.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com