DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Specialja merr një vendim për Thaçin lidhur me vizitat në paraburgim

24 Shtator 2026
A A
Prokuroria: Thaçi nuk dha mesazhe ndihmëse, por udhëzuese për Zyrapin
Share on Facebook

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë ndryshuar pjesërisht kufizimet për vizitat ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke hequr ndalesën për disa persona, ndërsa për katër të tjerë ajo mbetet në fuqi.

Sipas vendimit, gjykatësi ka urdhëruar që me efekt të menjëhershëm të hiqet ndalesa për vizitat jo të privilegjuara ndaj Thaçit nga gjashtë persona, në mesin e të cilëve janë Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi dhe Avni Kastrati. Emrat e tre personave të tjerë janë të redaktuar në versionin publik të dokumentit.

Megjithatë, gjykatësi ka vendosur që këto vizita të monitorohen aktivisht.

Në vendim thuhet se kjo masë është e nevojshme për shkak të “pranimit të mëparshëm të informacioneve konfidenciale nga këta persona prej Thaçit”.

Gjykatësi urdhëroi që gjatë këtyre vizitave të raportohet çdo rast i tentimit për komunikimin e informacioneve konfidenciale, dhënien e udhëzimeve lidhur me dëshmitarët apo çdo shkelje tjetër të rregullave të objektit të paraburgimit.

Në anën tjetër, ndalesa për vizitat jo të privilegjuara vazhdon për Artan Behramin, Blerim Shalën, Ismail Sylën dhe Vllaznim Kryeziun.

“Vizitat e z. Behrami, z. Shala, z. Syla dhe z. Kryeziu ndaj z. Thaçi duhet të vazhdojnë të jenë të ndaluara”, thuhet në vendim.

Ndërkohë, gjykatësi ka vlerësuar se një pjesë e rrezikut që kishte çuar në vendosjen e kufizimeve është zvogëluar. Sipas vendimit, të gjithë dëshmitarët e çështjes janë identifikuar dhe janë dëgjuar.

“Progresi i procedurave ka eliminuar çdo mundësi që udhëzimet për dëshmitarët t’u komunikohen ndonjërit prej dëshmitarëve të mbrojtjes”, thuhet në vendim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 292)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com