DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Spitali i Prizrenit tregon çfarë ndodhi me 26-vjeçaren që vdiq pas dyshimeve për gëlltitjen e drogës

16 Nëntor 2026
A A
E rëndë në Podujevë: 36-vjeçari humb jetën në QKMF, po merrte infuzion për shkak të gripit sezonal
Share on Facebook

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik të 26-vjeçares, e cila dyshohet se kishte gëlltitur një qese që përmbante substancë narkotike dhe që më pas humbi jetën.

Në njoftimin zyrtar, Spitali bëri të ditur se pacientja ishte sjellë për herë të parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren nga Policia e Kosovës, të martën rreth orës 19:00.

Sipas njoftimit, dyshimet ishin se 26-vjeçarja kishte gëlltitur një qese që mund të përmbante substancë narkotike.

Pas pranimit, asaj i ishin kryer ekzaminimet e nevojshme diagnostike, përfshirë ekzaminimin radiologjik (RTG nativ të traktit torako-abdominal), ultrazërin e abdomenit dhe ekzaminimin gjinekologjik.

Spitali bëri të ditur se nga rezultatet e ekzaminimeve nuk ishin evidentuar gjetje pozitive. Pacientja kishte qenë në gjendje stabile shëndetësore dhe, pas vlerësimit mjekësor, ishte liruar nga Emergjenca.

Megjithatë, rreth orës 00:45, e njëjta paciente ishte sjellë sërish në Shërbimin e Emergjencës, këtë herë nga ekipi i Urgjencës dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, por pa shenja vitale.

Menjëherë, sipas Spitalit, ishin ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të reanimimit kardiopulmonar (RKP), ndërsa ishte konsultuar edhe mjeku anesteziolog.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, 26-vjeçarja kishte përfunduar me exitus letalis.

Spitali i Prizrenit ka shprehur keqardhje të thellë për rastin, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes së pacientes.

Duke e cilësuar rastin si të ndjeshëm, Spitali ka theksuar se të gjitha rrethanat që lidhen me ngjarjen duhet të trajtohen dhe të sqarohen nga organet kompetente, në përputhje me procedurat ligjore dhe profesionale.

Në fund, Spitali ka bërë të ditur se mbetet i gatshëm për bashkëpunim të plotë me organet kompetente, si dhe për ofrimin e të gjithë dokumentacionit dhe informacionit të nevojshëm për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 792)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 708)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (509)
  • TV (127)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com