DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

6 Korrik 2026
A A
Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin
Share on Facebook

Si i hodhi poshte CIA akuzat për tregti organesh para Kongresit amerikan? Si u bë që Administrata e Presidentit Obama t’a ndryshon qëndrimin rreth Gjykatës Speciale, si një koncesion politik ndaj përfshirjes së Rusisë në marrëveshje me Iranin rreth armëve bërthamore? Si filloi presioni amerikan ndaj lidershipit Kosovar për aprovim të Gjykatës Speciale? Si u pendua Kongresmeni Engel që morri pjesë në presionin diplomatik ndaj Hashim Thaçit për krijimin e Gjykatës?

Një opinion i fundit mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës jep informata ekskluzive rreth historisë dhe mënyrës së krijimit, mandatit dhe legjitimitetit të kësaj gjykate ndërkombëtare me seli në Hagë. Autor i shkrimit të botuar në portalin “Bridges of Memory”, dedikuar drejtësisë tranzicionale dhe historisë, është Jason Steinbaum, ish Drejtori i Stafit pranë Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan, i cili për 30 vjet rresht ishte edhe shefi i stafit të Kongresmenit Eliot Engel dhe si i tillë, njohës i thellë i të gjitha proceseve që përfshinë interesat amerikane në Ballkan, por edhe ato shqiptare në Washington DC.

Autori në këtë shkrim argumenton se gjykata është produkt i presionit politik kryesisht amerikan dhe jo i një procesi të brendshëm të drejtësisë në Kosovë, dhe se struktura e saj përbën një devijim të thellë nga nevojat për drejtësi por edhe pronësisë institucionale të Kosovës.

Steinabum, që njëherazi është edhe profesor në American University në Washington DC, thotë se qendrimi fillestar i qeverive amerikane rreth pretendimeve për krime lufte nga UÇK ishte se ato ishin minimale: “qeveria e Shteteve të Bashkuara i shihte si minimale vazhdimisht akuzat kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), forcës kryengritëse që luftoi për pavarësinë e Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999. Zyrtarët amerikanë në përgjithësi pranonin se asnjë ushtri nuk është e përsosur, veçanërisht në mjegullën e luftës, por këmbëngulnin se, në tërësi, UÇK-ja ishte sjellë në mënyrë të arsyeshme.”

Stainbaum thotë se edhe akuzat më serioze si ato për terrorizëm apo trafikim organe, “ishin hedhur poshtë në një raport të CIA-s, të hartuar si përgjigje ndaj një amendamenti të kongresistit Eliot L. Engel, një mbështetës i vendosur i Kosovës, i cili më vonë u bë kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.”

Në shkrimin e tij autorial të botuar sot si përgjegje në një dialog me ish ministrin e punëve te jashtme Petrit Selimin, Jason Steinbaum poashtu spjegon edhe detajet e paditura deri më tani për ndërpveprimin e Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës amerikane me kongresistin Engel, për të bërë presion ndaj Kosovës. Steinbaum rikujton se “Për disa vite me radhë, Departamenti Amerikan i Shtetit u dha pak ose aspak besueshmëri pretendimeve të Martyt, edhe pas rezolutës së Këshillit të Evropës. Pastaj, pothuajse brenda natës, Shtetet e Bashkuara ndryshuan qëndrim. Diplomatët amerikanë kaluan nga shpërfillja e raportit të Martyt në këmbënguljen, në vitin 2015, se nevojitej një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar akuzat e tij. “ Kërcënimi kryesor ndaj Kosovës u bë se nëse Kosova nuk do ta bënte Gjykatë, këtë do ta themelonte OKB-ja, sipas Steinbaum: “Nëse Kosova nuk do ta krijonte Gjykatën, paralajmëronin diplomatët amerikanë, ajo do të krijohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së – edhe pse, natyrisht, kjo nuk mund të ndodhte nëse SHBA-ja do të përdorte veton e saj. Më e rëndësishmja, Kosovës iu tha se duhej të vepronte pa vonesë, sepse Shtetet e Bashkuara, aleati i saj më i fortë dhe më i qëndrueshëm, po i kërkonin – lexo: po i impononin – ta bënte këtë.”

Këtu Steinbaum jep kontekstin dhe arsyen e këtij ndryshimi të qendrimit amerikan: “një superfuqi si SHBA ka shumë interesa globale dhe nganjëherë ato interesa përplasen me njëri-tjetrin. Ndërsa akuzat e Martyt zienin në Evropë dhe shpërfilleshin kryesisht nga Uashingtoni, administrata Obama po ndiqte prioritetin e saj kryesor në politikën ndërkombëtare: një marrëveshje bërthamore me Iranin. Pothuajse çdo objektiv tjetër i politikës së jashtme kaloi në plan të dytë përballë atyre negociatave dhe ruajtja e koalicionit ndërkombëtar që i mbështeste ishte thelbësore.”

Steinbaum pohon se si kundërvlerë për bashkëpunim rreth marrëveshjes së madhe me Iranin, “shumë besojnë se Rusia, dhe ndoshta edhe disa interesa evropiane, i kërkuan Shteteve të Bashkuara – partnerit kryesor të Kosovës – të ushtronin presion mbi shtetin e ri për të krijuar një gjykatë që do të hetonte dhe ndiqte penalisht këto akuza.

Nga këndvështrimi i Presidentit Obama, një gjykatë e Kosovës e përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë dhe e përkushtuar, të paktën në dukje, ndaj standardeve më të larta ligjore, ka të ngjarë t’i përshtatej formimit të tij juridik dhe ndjenjës së tij për drejtësi. Për të, kjo ishte një lëshim i lehtë. Udhëzimi zbriti deri te Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe në të gjithë Departamentin e Shtetit: Kosova duhej ta kryente këtë.”

Pra, arsyeja se pse Shtetet e Bashkuara kërkuan krijimin e Dhomave të Specializuara, sipas Steinbaum ishte “jo kryesisht për të çuar përpara drejtësinë apo llogaridhënien për trafikimin e organeve ose krime të tjera të pretenduara të UÇK-së, por për t’i shërbyer një objektivi krejt tjetër: sigurimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin.”

Steinbaum spjegon tutje se “papritur, diplomatët amerikanë në Prishtinë morën udhëzime të reja: t’i bëjnë presion qeverisë së Kosovës që ta krijojë Gjykatën dhe të mos pranojnë “jo” si përgjigje. Zyrtarëve të lartë që vizitonin Kosovën u thuhej se vendi duhej të vepronte, përndryshe do të përballej me pasoja të rënda. Këtë e përjetova vetë gjatë një vizite me kongresistin Engel, për të cilin kam punuar për 27 vjet. Ambasadorja Tracey Jacobson na befasoi jo vetëm me ndryshimin e menjëhershëm të politikës amerikane, por edhe me urgjencën që qeveria amerikane i kushtonte krijimit të Gjykatës.”

Jason Steinbaum, i cili ishte ndër zyrtarët më të eksperiencuar me Ballkan në tërë Kongesin amerikan tha që Kongresmeni Engel u pendua për presionin e bërë ndaj Kosovës: “Si shumë të tjerë, edhe ne më vonë u penduam për qëndrimin që morëm dhe për rrëmujën e trishtueshme e shpërdoruese në të cilën është shndërruar Gjykata”.

Steinbaum tutje konkludon se “Gjykata nuk u krijua vetëm për arsyen e gabuar. Ajo u krijua edhe në mënyrën e gabuar, mbi bazën e një ligji thellësisht të mangët.” Pas spjegimeve se si ekspertët amerikanë e zhveshën pjesemarrjen e Kosovës në draftim të statutit dhe themelim, ai shpreh indinjatë të thellë se si prioritetet e Gjykatës Speciale jane krejtësisht të përmbysura: “Duke pasur parasysh krimet e rënda të kryera kundër shqiptarëve të Kosovës, krijimi i një gjykate për të gjykuar dhe ndëshkuar udhëheqësit e tyre të kohës së luftës dukej i përmbysur. Në fakt, Dhomat e Specializuara të Kosovës mund të jenë unike: një gjykatë e krijuar për të ndjekur penalisht viktimat dhe fitimtarët e një lufte, në vend të autorëve kryesorë dhe agresorëve të mundur.”

Steinbaum analizon thellësisht edhe ndryshimin e çuditshëm të mandatit të proklamuar fillimisht: “Mandati i Gjykatës bëhet edhe më i çuditshëm kur krahasohet me qëllimin e saj fillestar. Ajo u krijua për të hetuar pretendimet e raportit të Martyt, i cili përqendrohej kryesisht në trafikimin e organeve. Megjithatë, aktakuzat nuk përmendin fare trafikimin e organeve. Në vend të kësaj, ato fokusohen në përgjegjësinë komanduese për sulme hakmarrëse të kryera nga aktorë të niveleve më të ulëta. Me fjalë të tjera, arsyeja kryesore për të cilën u krijua Gjykata nuk është më ajo që udhëheq procedurat e saj.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 603)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 696)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com