DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Stuhi e fortë në Korçë, breshëri dëmton të mbjellat në Devoll, era rrëzon pemët në shesh

24 Korrik 2026
A A
Stuhi e fortë në Korçë, breshëri dëmton të mbjellat në Devoll, era rrëzon pemët në shesh
Share on Facebook

Moti i keq ka përfshirë pasditen e së premtes qarkun e Korçës, duke shkaktuar dëme në bujqësi në Devoll dhe probleme në qytetin e Korçës si pasojë e erërave të forta.

Në bashkinë Devoll, stuhia e shoqëruar me reshje të dendura breshëri ka goditur veçanërisht fshatrat Braçanj dhe Zicisht. Sipas informacioneve paraprake, janë dëmtuar sipërfaqe të mbjella me misër, fasule dhe zarzavate, ndërsa fermerët po vlerësojnë pasojat e shkaktuara nga breshëri, shkruan vizionplus.tv.

Në orët në vijim pritet që grupet e Emergjencave Civile dhe specialistët e bujqësisë të dalin në terren për të verifikuar shkallën e dëmeve dhe për të hartuar raportin zyrtar.

Në qytetin e Korçës, erërat e forta rrëzuan një pemë në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, duke rrezikuar kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve që ndodheshin në zonë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Bashkisë Korçë, të cilat po punojnë për largimin e pemës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Stuhia ka përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, duke u shoqëruar me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër në disa zona.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 774)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (172)
  • Shpallje (1)
  • Sport (391)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com