Moti i lig, i shoqëruar me erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe breshër, ka përfshirë disa komuna të Kosovës, ndërsa KEDS ka dalë me një njoftim për qytetarët.
Kompania ka bërë të ditur se kushtet e pafavorshme atmosferike mund të ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit.
KEDS ka njoftuar gjithashtu se ekipet e saj janë të pranishme në terren në numër të shtuar, duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe duke qenë të gatshme për intervenim të menjëhershëm në rast të dëmtimeve, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.
