DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

S’u përfshi në Kryesinë e LDK-së, reagon Arben Gashi

15 Prill 2026
A A
S’u përfshi në Kryesinë e LDK-së, reagon Arben Gashi
Share on Facebook

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka deklaruar se nuk është pjesë e Kryesisë së re të partisë, duke thënë se pas publikimit të përbërjes së re ka pranuar telefonata dhe mesazhe të shumta nga qytetarët dhe mediat.

“Po e them qartë: Unë nuk jam pjesë e Kryesisë së re të LDK-së”, ka shkruar Gashi.

Ai ka thënë se që nga përfundimi i zgjedhjeve të shkurtit 2025 ka folur brenda strukturave të LDK-së për gjendjen në parti dhe për “humbjen e besimit të brendshëm”, duke propozuar veprime për distancim nga parregullsitë dhe krijimin e një “momentumi të ri, gjithëpërfshirës, konkurrues dhe me vizion të qartë”.

Sipas tij, këto propozime nuk kanë marrë përkrahje në votim, ndonëse, siç ka theksuar, “realiteti u pranua në fjalë”.

Gashi ka shtuar se ka refuzuar përjashtimet dhe ka kërkuar unitet “jo për individë, por për një ide”, duke theksuar se një parti që synon të udhëheqë “duhet së pari të jetë e bashkuar dhe e drejtë me vetveten”.

Duke iu referuar edhe zgjedhjeve të dhjetorit 2025, ai ka deklaruar se ka paraqitur sërish analiza dhe rrugëdalje konkrete, por është zgjedhur “një drejtim tjetër”.

“Hendeku mes LDK-së dhe votuesit nuk është rastësi, është pasojë e mungesës së guximit për të ndryshuar në kohë”, ka shkruar ai, duke vlerësuar se “një cikël politik ka përfunduar” dhe se LDK-së i duhet “një cikël i ri, me lidership dhe energji të re, me besim të rikthyer mbi vlerat e saj autentike”.

Në mesazhin e tij, Gashi ka theksuar se “besimi nuk kërkohet – fitohet”, “shpresa nuk premtohet – ndërtohet” dhe “ndryshimi nuk pret – bëhet”, duke shtuar se Kosovës, sipas tij, i mungojnë “më shumë se gjithçka tjetër besimi dhe shpresa”.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 548)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 610)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com