DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sulmoi policët gjatë shqiptimit të tiketës ndaj tij, arrestohet i dyshuari në Prizren

15 Qershor 2025
A A
Aksident trafiku në Vushtrri
Share on Facebook

Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, Kosova vazhdon të mbetet pa Kuvend të konstituuar, ndërkohë që Vetëvendosje, si forca e parë politike e dalë nga zgjedhjet, vazhdon të mbetet pa elementin themelor të çdo demokracie funksionale – shumicën parlamentare. Për anëtarin e kësaj partie, Glauk Konjuca, retorika e ashpër dhe polarizuese e tyre, ka bërë që VV-ja ta “paguajë një çmim.”

Ish-kryetari i Kuvendit, në një intervistë të dhënë dje për ATV, pranoi se retorika e përdorur gjatë fushatës nga Kurti ka sjellë pasoja për ta. Me një ton të qetë, Konjufca tha: “Mendoj që e kemi paguar një çmim për këtë – ç’është e vërteta.”

Në epiqendër të kësaj kostoje politike që përmend Konjufca është, pa dyshim, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partitë rivale u etiketuan si “hajvanatë”, bashkëpunëtorë të Serbisë, ndërkohë që LDK-ja në veçanti, u shënjestrua nga Kurti.

Kjo gjuhë e rezultoi me LDK-në që refuzoi në mënyrë kategorike çdo mundësi për një koalicion me VV-në, përkundër lutjeve të shumta nga Kurti pas rezultatit zgjedhor ndaj 9 shkurtit.

Në mes të një sërë deklaratash dhe postimesh publike ku kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ritheksonte refuzimin e pakompromis të bashkëpunimit me VV-në, në një nga postimet ai i referohej “moçalit të madh të pështymave”, që, sipas tij, e kanë dehumanizuar diskursin politik në vend:

“Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim.

Sepse fjalët, si edhe bindjet, kanë peshë.

Fjalët e thëna ndaj nesh kanë peshë. Dhe fjalët tona – ato që u kemi dhënë qytetarëve tanë, atyre që nuk joshen nga spektakli i përçarjes por që besojnë se shteti ndërtohet me respekt e dinjitet – kanë peshën e fjalës së dhënë. Peshën e besës”, kishte shkruar Abdixhiku.

Kujtojmë se nesër pritet që Kuvendi i Kosovës të mblidhet për të 32-tën herë, në përpjekje për t’u konstituuar. Megjithatë, partitë politike vazhdojnë të jenë të barrikaduara në pozicionet e tyre: opozita refuzon kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa Vetëvendosje nuk tërhiqet nga kjo zgjedhje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 540)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 194)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com