DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Suxhuk, pula të gjalla e arka me birra”, sekuestrohen mallra mbi 10 mijë euro në Ranillug

6 Nëntor 2026
A A
Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara
Share on Facebook

Një operacion i përbashkët i Doganës dhe Policisë së Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në fshatin Korminjan të Ranillugut, ku janë sekuestruar mallra me vlerë mbi 10 mijë euro.

Aksioni u realizua nga Njësiti i Task Forcës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit -Jugu, në kuadër të planit operativ „Gatishmëria Vepruese 2026“.

Pas vëzhgimit me prita policore, autoritetet ndaluan tre traktorë “Rakovica“ me rimorkio të improvizuara e pa targa, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Serbia përmes rrugëve malore.

Me këtë rast janë ndaluar edhe tre persona të dyshuar, të nacionalitetit serb dhe shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në kontrabandimin e mallrave.

Gjatë kontrollit të mjeteve janë gjetur dhe sekuestruar 144 arka me birra, 250 kilogramë mish i bluar, dy thasë me suxhuk, 324 pula të gjalla, dy printerë profesionalë, shtatë pajisje të rrjetit dhe gjashtë monitorë kompjuteri 24 inç.

“Dogana dhe Policia e Kosovës mbeten të vendosura dhe të pakompromis në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe çdo aktiviteti tjetër të kundërligjshëm që cenon sigurinë, rendin juridik dhe interesat ekonomike të Republikës së Kosovës. Operacionet e tilla dëshmojnë përkushtimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të institucioneve për mbikëqyrjen dhe kontrollin efektiv të kufirit shtetëror, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e krimit ndërkufitar”, thuhet në fund të njoftimit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 284)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com