DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sveçla reagon pasi Serbia nuk pranoi asnjë polic shqiptarë: Po bën spastrim etnik në Luginë

26 Maj 2025
A A
Sveçla: Sulmi terrorist në Banjskë vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur, dorasit e krimit ende të arratisur
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Serbia po bën spastrim etnik ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Sipas tij, Serbia po ua shkel të gjitha të drejtat elementare.

Sveçla përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo duhet të ndalohet menjëherë dhe të ndëshkohet nga faktori ndërkombëtar.

Ai pohon se në konkursin e fundit të policisë në Serbi, nga 43 policë të pranuar në Preshevë dhe në Bujanoc, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar.

“10% e totalit të Policisë së Kosovës janë nga radhët e komuniteteve dhe mbi 50% prej tyre janë nga radhët e komunitetit serb. Në 3 proceset e fundit, të veçanta për komunitetet, janë inkuadruar 210 pjesëtarë të rinj nga po ky komunitet. Në konkursin e fundit të policisë në Serbi, nga 43 policë të pranuar në Preshevë dhe Bujanoc asnjëri nuk është shqiptar. E po ashtu nga 22 policë sa janë në Medvegjë, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar”.

Ai ka shtuar se qasja e Kosovës është për integrim e bashkëpunim me qytetarët e komunitetit serb.

“Kjo dëshmon qasjen tonë për integrim e bashkëpunim me qytetarët e komunitetit serb që jeton në Kosovë ndërsa Serbia çdo ditë e më shumë po shpërfaq qasjen e saj diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që në thelb ka spastrimin etnik të tyre. Ky spastrim etnik që Serbia po ua bën në çdo formë shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, duke ua shkelur rrjedhimisht çdo të drejtë elementare të tyre, duhet ndëshkuar e ndalur menjëherë nga faktori ndërkombëtar”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 723)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 364)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (189)
  • Sport (430)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com