DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sylejmon Jusufi dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë për drogë

3 Nëntor 2026
A A
Sylejmon Jusufi dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë për drogë
Share on Facebook

Gjykata e ka dënuar Sylejmon Jusufin me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë, pasi e ka shpallur fajtor për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Sipas njoftimit për media, Jusufi është shpallur fajtor për kryerjen në bashkëkryerje të kësaj vepre penale, e paraparë në nenin 267, paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Përveç dënimit me burgim, Gjykata i ka shqiptuar edhe gjobë prej 8 mijë eurosh, e cila do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Po ashtu, i akuzuari është obliguar të paguajë 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Këto pagesa duhet të kryhen brenda 15 ditësh, por jo më vonë se tre muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit

Gjykata ka përcaktuar se gjoba duhet të paguhet brenda 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Në rast se i dënuari nuk dëshiron ose nuk ka mundësi ta paguajë, ajo mund t’i zëvendësohet me burgim, duke llogaritur 20 euro për një ditë burgim.

Ndërkohë, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në kontest të rregullt civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, brenda afatit prej 30 ditësh.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 162)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com