DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tahiri: Nuk do ta lëmë as Kuvendin, as Kosovën e as seancën pa e sfiduar maksimum

8 Gusht 2026
A A
Tahiri: Nuk do ta lëmë as Kuvendin, as Kosovën e as seancën pa e sfiduar maksimum
Share on Facebook

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, e ka konsideruar kundërkushtetuese seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka thënë se opozita do ta sfidojë në maksimum këtë situatë dhe do ta elaborojë qëndrimin e saj politik.

“Seanca sot u thirr është seancë kundërkushtetuese, është seancë në të cilën ne duhet të shohim se çka do të ndodhë. Nuk do ta lëmë as Kuvendin, as Kosovën e as seancën pa e sfiduar maksimum me elaboruar qëndrimin tonë politik, i cili është qëndrimi i brendshëm. Kështu që, ju e patë, ju po më bëni pyetje hipotetike, po mundohem me ju përgjigj mbi një qëndrim që ende nuk e dimë.”, tha Tahiri.

Tahiri ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën se si, sipas tij, ka vepruar lidhur me procedurat për thirrjen e seancës.

“Lëvizja Vetëvendosje është ka bën me të vërtetë hajgare jo veç me popullin, po edhe me procedurat. Dje të mbrëmshmen thojshin “nuk e kanë bërë kërkesën”. Tash po thonë “po, e kanë bërë kërkesën”. Pastaj po thonë s’i kanë çuar nënshkrimet. Ne ja kemi dërguar nenin me të cilin ditën e 30-të deputetët organizohen dhe hyjnë në vendseancë. Nuk kanë ardhur në seancë. E kanë mbyllur derën. Dhe mbi të gjitha, e kanë gjetur politikën me e shtyrë, respektivisht me e zgjatë afatin kushtetues. Kjo nuk është as e drejtë, është mashtrim, është papërgjegjësi, është hajmedet. Ju e keni parë vetë, ju ishit… a ishit mbrëmë prezent? A e patët e-mailin? A e dëgjuat cilave nene ju kam referuar? A e patët sallën e mbyllur? E dini që ne kemi komunikuar përgjatë gjithë kohës për me u hapur salla? S’ka asgjë të bëjë, veç është lojë kush kujt po ia lë fajin. Është marre, është turp”, tha Tahiri.

Tahiri ka thënë se, sipas tij, qëllimi është që të krijohet një situatë jokushtetuese, e cila më pas do të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.

“Po ju a po e shihni që këtu është qëllimi? Qëllimi është me u bërë një akt jokushtetues, opozita me e çuar rastin në Kushtetuese. Gjithë rastet i kemi fituese siç e dini, siç e dini domethënë të gjitha lëndët i kemi fituar në Kushtetuese, që me mundur me i blerë do kohë me rritur një presion për një marrëveshje politike ku Aleanca është deklaruar që s’hyn në marrëveshje politike, i ka votat me ndihmuar konstituimin. Janë gjashtë pika të cilat janë për Kosovën”, tha në fund Tahiri.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 666)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 120)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (402)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com