Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se VV sipas tij e ka sjellë Kosovën në një depresion të thellë duke mos e ushtruar detyrën e vet kushtetuese.
Tahiri, ka shtuar edhe se, gjendja në Kosovë, është në një pikë kritike që ndërlidhet edhe me aspektin e sigurisë në shoqëri.
“Gjendja në vend është ka agravon dhe është ka vjen në një pikë kritike që ndërlidhet edhe me aspektin e sigurisë në shoqëri, edhe me aspektin e ekonomisë që krijon vende pune dhe që e mban gjallë shtetin, dhe mbi të gjitha, një krizë politike e cila nuk ka qenë e parë asnjëherë në historinë e demokracisë të vendit tonë. Kjo qasje, kjo mënyrë dhe ky koncept e ka vetëm një qëllim. Dhe qëllimi është ta sjellë shtetin e Kosovës në një krizë identitare të cilën historikisht e ka luftuar. Ky konstelacion politik ka qenë në anën e kundërt të historisë në kohën e Marrëveshjes së Rambujesë dhe në kohën kur NATO ka hyrë në Kosovë. Ky konstelacion politik ka qenë në anën e kundërt, në të kundërtën e historisë kur është shpallur pavarësia e Kosovës. Ky konstelacion politik sot është duke u munduar ta ndërtojë një tregim, një tregim i cili është tregim i rremë, është tregim kundër çdo përpjekjeje historike të kombit shqiptar në Kosovë, të krijimit të shtetit te Kosovës”, tha ai.
