DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Takimi i Muratit me Sindikatat, Azemi: Paga minimale duhet të jetë 600 euro

30 Tetor 2025
A A
Azemi: Mbi 200 mijë punëtorë brenda tre vjetëve e kanë lëshuar Kosovën
Share on Facebook

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se kryeministri dhe ministri i financave e kanë kërkesën e punëtorëve që nga marsi dhe se aty bëhet qartë se paga minimale duhet të jetë 600 euro.

Kështu tha ai, para se të hynte në takim me ministrin në detyrë të Financave Hekuran Murati e ku do të diskutohet për pagën minimale.

“Ne do të shkojmë në takim të marrim pjesë. Nuk dimë asgjë përveçse që do të bisedohet për pagën minimale, a do të jenë akterët kryesor që do të japin fjalën vetë nuk e dimë. Por nëse mua më pyetini, qëndrimi i Sindikatës, kryeministri dhe ministri e ka në tavolinë që marsi i këtij viti që pagën minimale për punëtorët e sektorit privat të Kosovës duhet të jetë 600 euro”, tha ai.

Ai ka treguar edhe pse nuk pajtohen që paga minimale të jetë 500 euro.

“Qeveria mund të marrë vendim për pagën që të jetë 500 euro. Ne e vlerësojmë këtë lëvizje por ia lëmë dyert hapur sepse kur themi te kompanitë, të gjitha ato që nuk pëlqejnë me këtë pagë kemi të drejtën e grevave. Në bazë të analizave që kam bërë sipas shportës që i takon katër anëtarëve të familjes, një anëtari të familjes i nevojiten 2.80 cent brenda ditës që të ketë edhe ushqim, edhe transport edhe cigare edhe shkollim për fëmijë e shëndetësi. Sa mund të kryhet punë me 2.80 cent për një person mund ta vlerësoni dhe vetë”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 601)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 620)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com